1Vendimi shpallet në seancë nga kryetari ose një anëtar i trupit gjykues me anë të leximit të dispozitivit.
2Pas dispozitivit kryetari lexon vendimin e arsyetuar. Arsyetimi i vendimit mund të jepet me shkrim edhe në mënyrë të përmbledhur, duke treguar shkaqet kryesore mbi të cilat bazohet vendimi.
3Vendimi depozitohet në sekretari menjëherë pas shpalljes. Nëpunësi i caktuar vë nënshkrimin dhe shënon datën e depozitimit.
4Kur shpallet i përmbledhur, vendimi arsyetohet brenda 60 ditëve nga shpallja e tij. Ky afat mund të zgjatet për një periudhë tjetër 30-ditore nëse çështja është gjykuar nga Kolegjet e Bashkuara.
5Afati i parashikuar për të arsyetuar vendimin me shkrim, sipas pikës 4, të këtij neni, mund të zgjatet në raste përjashtimore, për shkaqe të përligjura. Në këtë rast, njoftohet kryetari i gjykatës.