1Ai që ka marrë pafajësinë gjatë rishikimit, kur nuk ka dhënë shkak me dashje ose pakujdesi të rëndë për gabimin gjyqësor, ka të drejtë për një kompensim në përpjesëtim me kohëzgjatjen e dënimit dhe me pasojat personale dhe familjare që rrjedhin nga dënimi.
2Kompensimi bëhet me pagimin e një shume parash ose me dhënien e një të ardhure jetësore.
3Kërkesa për kompensim bëhet, me pasojë mospranimi, brenda dy vjetëve nga dita që vendimi i rishikimit ka marrë formë të prerë dhe paraqitet në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin.
4Kërkesa i komunikohet prokurorit dhe të gjithë të interesuarve.
5Kundër vendimit për kompensim mund të bëhet ankim.