KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 476: Shtyrja e ekzekutimit të vendimit

1Gjykata që ka dhënë vendimin e dënimit, me kërkesën e të dënuarit, të mbrojtësit ose të prokurorit, mund të vendosë shtyrjen eekzekutimit të vendimit në këto raste:

akur i dënuari vuan nga një sëmundje që pengon ekzekutimin evendimit. Ekzekutimi shtyhet gjer në shërimin e të dënuarit;

bkur e dënuara është shtatzënë ose me fëmijë nën një vjeç. Ekzekutimi shtyhet gjer sa fëmija të bëhet një vjeç;

ckur vuajtja e menjëhershme e dënimit mund të sjellë pasoja të rënda për të dënuarin ose familjen e tij. Shtyrja e ekzekutimit në këto raste nuk mund të zgjatet më tepër se gjashtë muaj;

çnë çdo rast tjetër që çmohet nga gjykata si i veçantë, duke u shtyrë ekzekutimi gjer në tre muaj.

2Me paraqitjen e kërkesës gjykata ka të drejtë të pezullojë ekzekutimin e vendimit gjer në shqyrtimin e saj.

3Gjykata arsyeton vendimin brenda 5 ditëve. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 5 ditëve. Gjykata e apelit vendos mbi ankimin brenda 10 ditëve nga data e marrjes së akteve.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment