1Shpenzimet procedurale penale parapaguhen nga shteti, me përjashtim të atyre që lidhen me aktet e kërkuara nga palët private.
2Në shpenzimet procedurale përfshihen shpenzimet e bëra në të gjitha fazat e procedimit për këqyrjet, eksperimentet, ekspertimet, njoftimet, për mbrojtësit e caktuar kryesisht dhe çdo shpenzim tjetër i dokumentuar rregullisht.
3Në vendimin përfundimtar gjykata cakton detyrimin për pagimin e shpenzimeve të parapaguara nga shteti.