KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 499: Disponimi për ekstradimin

1Ministria e Drejtësisë disponon për ekstradimin, brenda tridhjetë ditëve nga data që vendimi i gjykatës ka marrë formë të prerë. Me mbarimin e këtij afati, edhe kur nuk është disponuar nga Ministri, personi për të cilin është kërkuar ekstradimi, kur në ngarkim të personit të kërkuar ka një masë shtrënguese, lirohet.

2Personi lirohet edhe në rast refuzimi të kërkesës së ekstradimit.

3Ministria e Drejtësisë i komunikon shtetit kërkues vendimin dhe, kur ky është pozitiv, vendin e dorëzimit dhe datën nga fillimi i sëcilës do të jetë e mundur të veprohet. Afati i dorëzimit është pesëmbëdhjetë ditë nga data e caktuar dhe me kërkesë të arsyetuar të shtetit kërkues mund të zgjatet edhe pesëmbëdhjetë ditë të tjera. Kur ka shkaqe që nuk varen nga palët, mund të caktohet një datë tjetër dorëzimi, por gjithmonë duke u zbatuar afatet e caktuara në këtë paragraf.

4Vendimi i ekstradimit e humbet fuqinë dhe i ekstraduari lirohet kur shteti kërkues nuk vepron, në afatin e caktuar, për marrjen në dorëzim të të ekstraduarit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment