1Ministria e Drejtësisë është kompetente që t’i kërkojë një shteti të huaj ekstradimin e një personi të proceduar ose të dënuar penalisht, ndaj të cilit duhet të ekzekutohet një masë që kufizon lirinë personale. Për këtë, prokurori pranë gjykatës në territorin e së cilës procedohet ose është dhënë vendim dënimi, i bën kërkesë Ministrisë së Drejtësisë, duke i dërguar aktet dhe dokumentet e nevojshme. Kur nuk e pranon kërkesën, Ministria njofton autoritetin që e ka bërë atë.
2Ministria e Drejtësisë është kompetente të vendosë në lidhje me kushtet e vëna eventualisht nga shteti i huaj për të dhënë ekstradimin, kur ato nuk vijnë në kundërshtim me parimet themelore të rendit juridik shqiptar. Autoriteti procedues detyrohet të respektojë kushtet e pranuara.
3Ministria e Drejtësisë mund të vendosë, për qëllimet e ekstradimit, kërkimin jashtë shtetit të personit të proceduar ose të dënuar dhe arrestimin e tij të përkohshëm.
4Paraburgimi jashtë shtetit, si rrjedhojë e një kërkese ekstradimi të paraqitur nga shteti shqiptar, llogaritet në masën e dënimit, sipas rregullave që normon neni 57 i Kodit Penal.