KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 512: Njohja e vendimeve penale të huaja

1Ministria e Drejtësisë, kur i vjen një vendim penal i dhënë jashtë shtetit ndaj shtetasve shqiptarë ose të huaj ose pa shtetësi, por me banim në shtetin shqiptar, ose ndaj personave të proceduar penalisht në shtetin shqiptar, i dërgon prokurorit pranë gjykatës së rrethit gjyqësor të vendbanimit ose vendqëndrimit të personit, një kopje të vendimit dhe dokumentacionin përkatës, bashkë me përkthimin në gjuhën shqipe.

2Ministria e Drejtësisë kërkon njohjen e një vendimi penal të huaj edhe kur çmon se në bazë të një marrëveshje ndërkombëtare ky vendim duhet të ekzekutohet ose t’i njihen efekte të tjera në shtetin shqiptar.

3Prokurori i bën kërkesë gjykatës së rrethit gjyqësor për njohjen e vendimit të huaj. Nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë ai mund t’u kërkojë autoriteteve të huaja informacionet që i çmon të nevojshme.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment