1Pasi janë njohur, vendimet penale të gjykatave të huaja ekzekutohen sipas ligjit shqiptar.
2Prokurori pranë gjykatës që ka bërë njohjen e vendimit merr masa për ekzekutimin e tij.
3Dënimi me burgim i vuajtur në shtetin e huaj llogaritet për efektet e ekzekutimit.
4Shuma e nxjerrë nga ekzekutimi i vendimit me gjobë derdhet në Bankën e Shqipërisë. Ajo mund të derdhet në shtetin ku është dhënë dënimi me kërkesën e tij kur ai shtet, në të njëjtat rrethana, do të vendoste derdhjen në favor të shtetit shqiptar.
5Sendet e konfiskuara i dorëzohen shtetit shqiptar. Ato i dorëzohen, me kërkesën e tij, shtetit ku është dhënë vendimi i njohur kur ky, në të njëjtat rrethana, do të vendoste dorëzimin në shtetin shqiptar.