1Këqyrjet dhe kontrollimet në zyrën e mbrojtësit të të pandehurit lejohen vetëm:
akur ai ose persona të tjerë që zhvillojnë vazhdimisht veprimtari në të njëjtën zyrë janë të pandehur dhe vetëm brenda qëllimeve për të provuar veprën penale që u atribuohet;
bpër të zbuluar gjurmët ose provat materiale të veprës penale ose për të kërkuar sende a persona të përcaktuar në mënyrë të posaçme.
cnë rastet kur mbrojtësi ndodhet në kushtet e flagrancës ose ndjekjes sipas paragrafit 1 të nenit 298 të këtij Kodi.
2Para se të bëjë këqyrjen, kontrollimin ose sekuestrimin në zyrën e një mbrojtësi, organi procedues njofton këshillin drejtues të dhomës së avokatëve me qëllim që një anëtar i tij të ketë mundësinë që të jetë i pranishëm në veprimet. Përveç rasteve të flagrancës, organi procedues shtyn këqyrjen, kontrollimin ose sekuestrimin deri ne mbërritjen e anëtarit të caktuar por jo më shumë së 2 orë pasi është informuar Dhoma e Avokatisë. Në çdo rast një kopje e aktit i dërgohet këshillit drejtues të dhomës së avokatëve.
3Këqyrjet, kontrollimet dhe sekuestrimet në zyrat e mbrojtësve, sipas shkronjave “a” dhe “b” të paragrafit të parë të këtij neni, i bën gjyqtari personalisht, kurse gjatë hetimeve paraprake ato i bën prokurori në bazë të një vendimi autorizues të gjykatës.
4Nuk lejohet përgjimi i bisedimeve ose i komunikimit të mbrojtësve dhe të asistentëve të tyre, as ndërmjet njëri-tjetrit dhe as me personat që ata mbrojnë.
5Ndalohet çdo formë kontrolli e korrespondencës dhe dokumentacionit ndërmjet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, me përjashtim të rastit kur ato përbëjnë provë materiale të veprës penale objekt hetimi.
6Rezultatet e këqyrjeve, të kontrollimeve, të sekuestrimeve, të përgjimeve të bisedave ose të komunikimit, të kryera në shkelje të dispozitave të mësipërme, nuk mund të përdoren.