1Në qoftë se vepra është kryer tërësisht jashtë shtetit, kompetenca përcaktohet, me radhë, nga vendi i qëndrimit, i banimit, i arrestimit ose i dorëzimit të të pandehurit. Kur ka shumë të pandehur, procedon gjykata që është kompetente për numrin më të madh të tyre.
2Në qoftë se nuk mund të përcaktohet në mënyrat e treguara në paragrafin 1 kompetenca i përket gjykatës së vendit ku ndodhet prokuroria që ka regjistruar e para veprën penale.
3Në qoftë se vepra penale është kryer pjesërisht jashtë shtetit, kompetenca përcaktohet në bazë të rregullave të përgjithshme të kompetencës tokësore.