1Në të gjithë fazat e procedimit përdoret gjuha shqipe.
2Personat që nuk dinë shqip përdorin gjuhën e tyre dhe, me anën e përkthyesit, kanë të drejtë të flasin e të marrin dijeni për provat e aktet, si dhe për zhvillimin e procedimit. Personat që nuk dëgjojnë dhe nuk flasin kanë të drejtë të përdorin gjuhën e shenjave.
3Shpenzimet e përkthimit dhe interpretimit paguhen nga shteti.