1Gjykata e apelit, kur konstaton se gjykata e shkallës së parë nuk ka pasur kompetencë lëndore, prish vendimin e apeluar dhe e dërgon çështjen në gjykatën kompetente.
2Vendimi i Gjykatës së Lartë mbi kompetencën është i detyrueshëm, përveç rasteve kur dalin fakte të reja që çojnë në një përcaktim të ndryshëm juridik, nga i cili bëhet kompetente një gjykatë më e lartë.