1Ndarja e çështjeve vendoset, edhe kryesisht, vetëm kur nuk dëmtohet vërtetimi i fakteve, në këto raste:
akur për një a më shumë të pandehur ose për një a më shumë akuza është vendosur pezullimi i procedimit;
bkur një a më shumë të pandehur nuk janë paraqitur në gjyq për shkak të pavlefshmërisë së aktit të thirrjes, të padijenisë pa faj për aktin e thirrjes ose për shkak të pengesave të ligjshme;
cShfuqizohet;
çkur për një a më shumë të pandehur ose për një a më shumë akuza hetimi gjyqësor është i plotë, kurse për të pandehurit e tjerë ose për akuzat e tjera është e nevojshme të kryhen veprime të tjera, me përjashtim të rastit kur akuza është ngritur për kryerjen e veprës penale në bashkëpunim.
2Përveç rasteve të parashikuara nga paragrafi 1 ndarja mund të vendoset edhe me marrëveshje të palëve, kur gjykata e çmon të dobishme për qëllimet e shpejtësisë së gjykimit.