1Kërkesa e transferimit depozitohet, bashkë me dokumentet që lidhen me të, në sekretarinë e gjykatës kompetente dhe u njoftohet brenda shtatë ditëve palëve të tjera.
2Kërkesa e të pandehurit nënshkruhet personalisht ose nga një përfaqësues i tij i posaçëm.
3Gjykata ia dërgon menjëherë Gjykatës së Lartë kërkesën bashkë me dokumentet dhe vërejtjet eventuale.
4Mosrespektimi i formave dhe i afateve të parashikuara nga paragrafët 1 dhe 2 është shkak për mospranimin e kërkesës.