1Gjykata e Lartë, pasi merr të dhënat e nevojshme, vendos në dhomën e këshillimit, pa pjesëmarrjen e palëve.
2Vendimi që pranon kërkesën i njoftohet gjykatës që procedonte dhe asaj që i është caktuar për ta gjykuar. Gjykata që procedonte ia kalon menjëherë aktet gjykatës që është caktuar dhe urdhëron që vendimi i Gjykatës së Lartë t’u njoftohet prokurorit, të pandehurit dhe palëve private.
3Gjykata e caktuar nga Gjykata e Lartë deklaron me vendim nëse dhe në ç ‘pjesë veprimet e kryera i ruajnë efektet.