KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7895

Neni 149-a: Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale

Prodhimi, shpërndarja, mbajtja për qëllime tregtimi, shitja, ofrimi për shitje, furnizimi, shpërndarja, eksportimi ose importimi për këto qëllime i:

a) produktit ose procesit të mbrojtur nga një patentë, pa pëlqimin e pronarit të patentës;

b) produktit që mbrohet nga një dizenjo industriale, pa pëlqimin e pronarit të dizenjos industriale;

c) mallrave ose shërbimeve që mbrohen nga një markë tregtare, pa pëlqimin e pronarit të markës tregtare;

ç) produktit që rrjedh nga një tregues gjeografik, pa pëlqimin e pronarit të treguesit gjeografik;

të kryera me dashje, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment