Tregtimi, tjetërsimi ose transportimi i mallrave, për të cilat dihet që janë kontrabandë, si dhe çdo ndihmë tjetër që u jepet personave që merren me këto veprimtari, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet me mallra, për të cilat paguhet akcizë ose që janë të ndaluara ose të kufizuara, dënohet me burgim deri në pesë vjet.
Kur vepra penale, e parashikuar në paragrafin e dytë të këtij neni, kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”