Ruajtja, depozitimi, mbajtja ose përpunimi i mallrave, për të cilat dihet se janë kontrabandë, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet me mallra, për të cilat paguhet akcizë ose që janë të ndaluara ose të kufizuara, dënohet me burgim deri në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”