Kryerja e veprimeve të dhunshme ndaj vendeve të punës, banimit, mjeteve të transportit të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Kur nga vepra kanë ardhur pasoja të rënda materiale apo janë sjellë ndërlikime në marrdhëniet dypalëshe, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.