KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7895

Neni 28: Forma të veçanta të bashkëpunimit

  1. Organizata kriminale është forma më e lartë e bashkëpunimit, në të cilën bëjnë pjesë tre ose më shumë persona dhe që dallohet nga shkalla e veçantë e organizimit, strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes, si dhe nga qëllimi për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale.
  2. Organizata terroriste është një formë e veçantë e organizatës kriminale, e përbërë nga dy ose më shumë persona, që kanë një bashkëpunim të qëndrueshëm në kohë, me synim kryerjen e veprave me qëllime terroriste.
  3. Banda e armatosur është një formë e veçantë bashkëpunimi që, duke zotëruar armë, municione luftarake dhe mjete të tjera të nevojshme, synon kryerjen e veprave penale, të parashikuara në krerët V, VI dhe VII të pjesës së posaçme të këtij Kodi.
  4. Grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale.

Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht e nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të          qëndrueshme,    ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar.

  1. Krijimi dhe pjesëmarrja në një organizatë kriminale, organizatë terroriste, bandë të armatosur ose grup të strukturuar kriminal cilësohen si vepra penale dhe dënohen sipas parashikimeve të pjesës së posaçme të këtij Kodi ose të dispozitave të tjera penale të veçanta.
  2. Anëtarët e organizatës kriminale, të organizatës terroriste, bandës së armatosur ose grupit të strukturuar kriminal janë përgjegjës për të gjitha veprat penale, të kryera prej tyre, në përmbushjen e qëllimeve të veprimtarisë së tyre kriminale.
  3. Pjesëtari i organizatës kriminale, organizatës terroriste, bandës së armatosur ose i grupit të strukturuar kriminal, përfiton përjashtimin nga dënimi ose uljen e tij, kur jep ndihmesë, që gjykohet vendimtare për njohjen e veprimtarisë së tyre, të bashkëpunëtorëve të tjerë, pasurive të zotëruara drejtpërdrejt ose jo prej tyre, si dhe për veprimtaritë hetimore, që zhvillohen ndaj organizatave kriminale, organizatave terroriste, bandave të armatosura dhe grupeve të strukturuara kriminale.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment