Kërkimi ose pranimi nga zgjedhësi i të hollave, të mirave materiale, ose favorizimeve të tjera në cilëndo formë në kundërshtim me ligjin, për vete ose të tjerët, me qëllim për të dhënë firmën për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme në mbështetjen e një kandidati ose partie politike, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.