Gjykata, në dhënien e vendimit, mund të vendosë edhe caktimin e një periudhe sigurie, gjatë së cilës nuk lejohet zbatimi i nenit 64 të këtij Kodi, në rastet kur ekziston një nga këto rrethana:
a) vepra penale, masa e dënimit të së cilës është mbi pesë vjet;
b) kryerja e veprës penale është bërë me egërsi dhe mizori;
c) kur vepra është kryer kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen;
ç) kur vepra është kryer duke përfituar nga marrëdhëniet familjare ose të bashkëjetesës;
d) kur kryerja e veprës penale është shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjininë, racën, fenë, kombësinë, gjuhën, bindjet politike, fetare ose sociale.
Periudha e sigurisë shtrihet për afatin kohor nga tre të katërtat e dënimit të dhënë nga gjykata deri në kohëzgjatjen e plotë të dënimit penal.