Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar:
a) dyzet vjet në rastin e krimeve që parashikojnë dënim me burgim të përjetshëm;
b) njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet burgim ose dënim
tjetër më të rëndë;
c) dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim nga pesë gjer në dhjetë vjet burgim;
ç) pesë vjet për krimet që parashikojnë dënim gjer në pesë vjet burgim ose gjobë;
d) tre vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim gjer në dy vjet burgim;
dh) dy vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim me gjobë.
Veprat penale të kreut II, seksionit I, nenet 76 - 79/c, nuk i nënshtrohen parashkrimit.