1. Kontrolli i Lartë i Shtetit kontrollon :
a. veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridikë shtetërorë;
b. përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe atij vendor;
c. veprimtarinë ekonomike të personave juridikë, në të cilët shteti ka më shumë se gjysmën e pjesëve ose të aksioneve, ose kur huat, kreditë dhe detyrimet e tyre garantohen nga shteti.