1. Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit: 
        a. raport për zbatimin e buxhetit të shtetit;
        b. mendim për raportin e Këshillit të Ministrave për shpenzimet e vitit të kaluar financiar para se të miratohet nga Kuvendi;
        c. informacion për rezultatet e kontrolleve sa herë që kërkohet nga Kuvendi. 
2. Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit raportin vjetor të veprimtarisë së tij.