Njoftimi bëhet me shpallje publike nëse:
a) nuk është e mundur të realizohet njoftimi sipas parashikimeve të neneve 129, 130, 131, 132 dhe 133 dhe pasi punonjësi i gjykatës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e adresës së personit që i drejtohet njoftimi; ose
b) personi, të cilit i drejtohet njoftimi, nuk ka vendbanim, vendqëndrim, nuk ka zgjedhur një banesë ose nuk ka caktuar një përfaqësues në Republikën e Shqipërisë dhe nuk ka qenë i mundur njoftimi i tij sipas njërës nga mënyrat e parashikuara nga ligji.