KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8491

Neni 133-b:

  1. Njoftimi me shpallje publike kryhet me anë të afishimit të tij në gjykatën e vendit ku do të gjykohet mosmarrëveshja, në vendin ku personi të cilit i drejtohet njoftimi ka vendbanimin ose në vendqëndrimin e tij, si edhe në njësinë administrative në të cilën ka vendbanimin ose vendqëndrimin.
  2. Kur personi të cilit i drejtohet njoftimi është një person juridik privat, njoftimi kryhet me anë të afishimit të tij në selinë e regjistruar në regjistrat publikë përkatës.
  3. Njoftimi botohet edhe në një rubrikë të posaçme në faqen zyrtare në internet të gjykatës, dhe/ose në një portal elektronik kombëtar të krijuar për këtë qëllim.
  4. Njoftimi me shpallje publike duhet të përmbajë:

a) palët ndërgjyqëse;

b) identitetin e palës të njoftuar me shpallje dhe adresën e vendbanimit ose vendqëndrimin;

c) datën dhe orën e gjykimit, gjykatën që shqyrton mosmarrëveshjen, objektin e mosmarrëveshjes dhe të dhënat e aktit objekt njoftimi;

ç) personin zyrtar ose zyrën në të cilën mund të marrë aktin objekt njoftimi, si dhe pasojat që mund të vijnë nga mosveprimi i palës që i drejtohet njoftimi.

  1. Ky njoftim qëndron i afishuar për jo më pak se 20 ditë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment