a) datën, orën dhe vendin e zhvillimit të seancës gjyqësore;
b) palët të cilat kërkohen të pyeten nga gjykata, sipas nenit 182, të këtij Kodi, dhe, sipas rastit, dëshmitarët, që duhet të marrin pjesë në seancë gjyqësore;
c) ekspertin ose grupin e ekspertëve të caktuar nga gjyqtari;
ç) njoftimin dhe mënyrën e njoftimit të palëve dhe të personave që duhet të marrin pjesë në seancë.
3. Njoftimi drejtuar dëshmitarëve, përkthyesit dhe ekspertit, duhet të përmbajë paralajmërimin për sanksione, sipas ligjit, për mosparaqitje në seancë, pa shkak të ligjshëm.