I padituri ka të drejtë të paraqesë kundërpadi kur kërkimi i kundërpadisë ka lidhje me atë të padisë ose kur midis tyre mund të bëhet kompensimi.
Kundërpadia mund të paraqitet derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore, sipas nenit 158/c të këtij Kodi.
Kur të metat e kundërpadisë nuk plotësohen në afatin e caktuar nga gjykata, kundërpadia kthehet.