Padia mund të ngrihet bashkërisht nga shumë paditës ose kundër shumë të paditurve (bashkëndërgjyqës) në rast se:
a) kanë të drejta ose detyrime të përbashkëta mbi objektin e padisë;
b) të drejtat dhe detyrimet e tyre nga pikëpamja e faktit ose e ligjit kanë po atë bazë.
c) në rast se gjykimi ka filluar dhe paditësi vëren se kërkimi i tij shtrihet edhe ndaj një personi tjetër, atëherë mund ta shtrijë kërkimin edhe ndaj këtij të fundit, duke e thirrur si të paditur.
ç) nëse vendimi nuk mund të jepet përveçse kundrejt shumë personave, në rastin e bashkëndërgjyqësisë së detyrueshme, këta të fundit duhet të thirren si të paditur në të njëjtin proces. Gjyqtari, kur konstaton se bashkëndërgjyqësia e detyrueshme në anën e të paditurve është e paplotë, i lë palës paditëse një afat deri në 20 ditë që ta rregullojë atë, sipas shkronjës “c”, të këtij neni, dhe nenit 154/a të këtij Kodi. Në rast se paditësi nuk vepron brenda afatit të mësipërm, gjykata vendos pushimin e gjykimit.