Gjykata ushtron të gjitha të drejtat e përcaktuara në këtë Kod, që janë të nevojshme për zhvillimin sa më të mirë të procesit gjyqësor.
Gjykata cakton seancat dhe afatet brenda të cilave palët dhe personat e tjerë të thirrur prej saj duhet të kryejnë aktet procedurale dhe veprime të tjera të kërkuara prej saj.
Gjykata drejton procesin gjyqësor nëpërmjet vendimeve dhe urdhrave. Vendimet dhe urdhrat e shpallura në seancë gjyqësore quhen të njohura nga palët e pranishme ose që duhej të paraqiteshin në gjykatë. Vendimet e shpallura jashtë seancës dhe ato, ndaj të cilave lejohet ankim i veçantë u komunikohen palëve të interesuara nga sekretari i seancës jo më vonë se tre ditë nga shpallja e tyre.