Vendimet e ndërmjetme dhe urdhrat që jep gjykata në seancë gjyqësore duhet të arsyetohen dhe të mos paragjykojnë zgjidhjen e çështjes.
Vendimet mund të ndryshohen ose të revokohen nga gjykata që i ka shpallur përveç kur:
a) janë shpallur mbi bazën e një marrëveshjeje të palëve, në rastet që ato vetë mund të disponojnë. Megjithatë, mund të revokohen nga gjykata kur është përcaktuar në marrëveshjen e palëve;
b) në këtë Kod përcakohet se kundër tyre mund të ushtrohet ankim i veçantë;
c) ligji i deklaron si të paankimueshme.