KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8491
Neni 399-1: Objekti
Në kompetencë të gjykatave, sipas shkallëve të gjykimit të përcaktuar në këtë kre, hyjnë edhe shqyrtimi i kërkesave për shpërblimin e drejtë të personit që ka pësuar një dëm pasuror ose jopasuror, për shkak të kohëzgjatjes së paarsyeshme të çështjes, sipas përkufizimit të nenit 6 / 1 të Konventës Europiane “Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.
Dispozitat e këtij kreu përcaktojnë vlerësimin e kohëzgjatjes së arsyeshme të procesit, si edhe shpërblimin e drejtë, kur konstatohet kohëzgjatje e paarsyeshme në procedurat e hetimit, gjykimit të çështjeve, si edhe në procedurat e ekzekutimit të vendimeve.