KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8491

Neni 399-2: Afati i arsyeshëm

  1. Afate të arsyeshme të përfundimit të hetimit, gjykimit apo ekzekutimit të një vendimi të formës së prerë, për qëllimet e përcaktuara në nenin 399/1, do të konsiderohen:

a) në gjykimin administrativ në shkallën e parë dhe në apel, përfundimi i gjykimit brenda një viti nga fillimi i tij në secilën shkallë;

b) në gjykimin civil në shkallë të parë përfundimi i procesit të gjykimit brenda dy viteve, në gjykim civil në apel brenda dy vjetëve; dhe gjykimin civil në Gjykatën e Lartë, brenda dy vjetëve;

c) në procedurën e ekzekutimit të një vendimi civil apo administrativ, me përjashtim të detyrimeve periodike ose të përcaktuara në kohë, afati njëvjeçar fillon nga dita e paraqitjes së kërkesës për vënie në ekzekutim;

ç) në hetimin e veprave penale afati maksimal i kohëzgjatjes së hetimeve, sipas Kodit të Procedurës Penale;

d) në gjykimin penal në shkallë të parë, afati i gjykimit të krimeve 2 vjet dhe i kundërvajtjeve 1 vit, në gjykimin në apel përfundimi i gjykimit për krimet në një afat kohor prej 1 viti dhe për kundërvajtjet 6 muaj dhe në Gjykatën e Lartë, përfundimi i gjykimit për krimet në një afat kohor prej 1 viti dhe për kundërvajtjet 6 muaj.

  1. Palët në proces mund të kërkojnë konstatimin e tejzgjatjes së procedurave, sipas nenit 399/6 pika 1, edhe pa kaluar afatet e mësipërme, duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjes, objektin e mosmarrëveshjes, të procedimit ose të gjykimit, sjelljen e organit që po kryen procedurat, si dhe të çdo personi tjetër të lidhur me çështjen, kur pretendojnë zvarritje të hetimit, gjykimit ose ekzekutimit të vendimit.
  2. Në kohëzgjatjen e gjykimit ose të procedimit, nuk llogaritet koha kur çështja është pezulluar për shkaqe ligjore, kur është shtyrë për shkak të kërkesave të palës kërkuese, sipas këtij kreu, ose kur shfaqen rrethana të pamundësisë objektive për procedim.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment