KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8491
Neni 399-3: Shpërblimi i drejtë
Shpërblimi i drejtë për shkeljen e afatit të arsyeshëm do të konsiderohet njohja e shkeljes, çdo masë e marrë për të përshpejtuar procedurat e hetimit, gjykimit të çështjes dhe të ekzekutimit të vendimit, dhe/ose shpërblimin e dëmit, sipas përcaktimeve të këtij kreu.
Cilido që është i përfshirë në një proces ligjor, në cilësinë e palës në proces, ka të drejtë shpërblimin e drejtë, siç përcaktohet nga ky nen.