KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8491

Neni 399-5: Paraqitja e kërkesës për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurave

  1. Kërkesa depozitohet në sekretarinë e gjykatës që është në vonesë, ose gjykatës kompetente për ekzekutimin. Kërkesa duhet të përmbajë:

a) palët ndërgjyqëse, organin që pretendohet se ka kryer shkeljen, objektin e mosmarrëveshjes ose të ekzekutimit;

b) paraqitjen e përmbledhur të fakteve të çështjes;

c) shkaqet për të cilat kërkohet konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimi i procedurave;

ç) masat që kërkohen të merren;

  1. Bashkë me kërkesën duhet të depozitohen edhe:

a) aktet me të cilat provohet tejkalimi i afatit të arsyeshëm;

b) procesverbale dhe vendime të ndërmjetme;

c) aktet e praktikës përmbarimore, sipas rastit;

      ç) prokura, nëse kërkesa është bërë nga avokati ose nga përfaqësuesi i ankuesit.

3. Depozitimi dhe shqyrtimi i kërkesës, sipas këtij neni, nuk pezullon gjykimin e çështjes në themel, ose procedurat përmbarimore.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment