a) në rastet kur çështja, në të cilën pretendohet të ketë shkelje, është duke u gjykuar në gjykatën e shkallës së parë, kërkesa shqyrtohet nga gjykata e apelit, në juridiksionin e të cilës ndodhet gjykata e shkallës së parë;
b) në rastet kur çështja në të cilën pretendohet të ketë shkelje, është duke u gjykuar në gjykatat e apelit, kërkesa shqyrtohet nga kolegji përkatës i Gjykatës së Lartë;
c) në rastet kur çështja në të cilën pretendohet të ketë shkelje, është duke u gjykuar në Gjykatën e Lartë, kërkesa shqyrtohet nga një kolegj tjetër i Gjykatës së Lartë;
ç) në rastet kur çështja, në të cilën pretendohet të ketë shkelje, është në procedurë ekzekutimi, kërkesa gjykohet nga gjykata e shkallës së parë, kompetente për ekzekutimin, sipas rregullave në fuqi.