KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8491

Neni 465: Kufijtë e shqyrtimit të çështjes në apel

  1. Gjykata e apelit shqyrton çështjen brenda kufijve të ankimit.
  2. Në shqyrtimin e çështjes në apel mbahen parasysh, për aq sa janë të zbatueshme, dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë.
  3. Me kërkesë të palëve ose kryesisht, gjykata e apelit riçel pjesërisht ose tërësisht hetimin gjyqësor.
  4. Në gjykimin në apel nuk mund të paraqiten kërkime të reja, të shtohen apo të ndryshohen elementët e padisë, me përjashtim të kërkimit për shpenzimet e gjykimit në apel.
  5. Gjykata e apelit mund të pranojë për shqyrtim fakte dhe prova të reja, nëse:

a) pala e interesuar provon se, pa fajin e saj, gjatë shqyrtimit të çështjes para gjykatës së shkallës së parë nuk ishte në gjendje të paraqiste këto fakte dhe/ose prova të reja;

b) pala e interesuar i ka kërkuar, por gjykata e shkallës së parë, në kundërshtim me ligjin, nuk i ka marrë këto fakte dhe/ose prova, të cilat kanë rëndësi për çështjen;

c) pala e interesuar provon se nuk mund të ishte në dijeni të fakteve dhe/ose provave të reja gjatë gjykimit në shkallën e parë.

    6. Kjo dispozitë nuk zbatohet për marrjen e pohimit gjyqësor ose jashtëgjyqësor.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment