KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8491

Neni 465-a: Gjykimi në apel në dhomë këshillimi

  1. Në rastet kur në Kod parashikohet gjykimi në apel në dhomë këshillimi, gjykimi bëhet mbi bazë aktesh dhe/ose dokumentesh.
  2. Kryetari i trupit gjykues përgatit relacionin e përmbledhur dhe cakton datën dhe orën për shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi, duke urdhëruar njoftimin e palëve, sipas nenit 460, të këtij Kodi, për përbërjen e trupit gjykues, datën, orën dhe vendin e shqyrtimit të çështjes. Palët kanë të drejtë që deri 5 ditë para seancës së shqyrtimit të çështjes, në dhomë këshillimi, të paraqesin parashtrime me shkrim lidhur me shkaqet e ngritura në ankim dhe kundërankim.
  3. Gjykata, në dhomë këshillimi vendos kalimin e çështjes në seancë gjyqësore me praninë e palëve, në rast se çmon se debati gjyqësor është i nevojshëm për të vlerësuar nëse duhen marrë apo pranuar fakte ose prova të reja, sipas nenit 465 të këtij Kodi.
  4. Për shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi mbahet procesverbal nga sekretari gjyqësor.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment