Mospranimi i rekursit vendoset në dhomë këshillimi, në kolegj me trup gjykues të përbërë nga 3 gjyqtarë, në rastet kur:
a) bëhet për shkaqe të ndryshme nga ato që lejon ligji;
b) nuk plotësohen kërkesat procedurale të parashikuara në këtë kre;
c) pala që ka paraqitur rekurs heq dorë prej tij.
Pala kundër së cilës është paraqitur rekursi, mund të paraqesë kundërshtimet e saj sipas rregullave të parashikuara në nenin 477 të këtij Kodi.
Shqyrtimi bëhet brenda 60 ditëve nga depozitimi i rekursit, pa praninë e palëve, por pasi janë shqyrtuar pretendimet me shkrim të tyre për çështjen e pranueshmërisë.
I njëjti trup gjykues vendos për çdo kërkesë procedurale të palëve, me përjashtim të kërkesës për përjashtimin e gjyqtarit.