Ndaj debitorit që refuzon, kryen në mënyrë të parregullt, nuk respekton afatet ose kryen të kundërtën e asaj që me vendim të gjykatës është i detyruar, kur nuk ka vend për përgjegjësi penale, përmbaruesi gjyqësor ka të drejtën e gjobitjes deri 50 000 lekë në çdo rast deri në ekzekutimin e detyrimit.
Kundër vendimit të përmbaruesit gjyqësor mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 5 ditëve nga komunikimi i tij.
Ndaj personave të tjerë, që sipas urdhrit të ekzekutimit ose ligjit janë të detyruar të kryejnë veprime të caktuara, në rastet e përcaktuara në paragrafin e parë të këtij neni, përmbaruesi gjyqësor ka të drejtën e gjobitjes deri në 50 000 lekë.
Kundër vendimit të përmbaruesit mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 5 ditëve nga komunikimi i tij.