Me depozitimin e ankesës, sipas nenit 62 të këtij Kodi, pezullohet gjykimi i çështjes dhe gjykata mund të kryejë vetëm veprime procedurale që nuk presin.
Gjykata e Lartë shqyrton ankimin në dhomë këshillimi, në kolegj, me trup gjykues të përbërë nga 3 gjyqtarë dhe shprehet me vendim të arsyetuar jo më vonë se tridhjetë ditë nga momenti i depozitimit të ankesës.
Gjykata e Lartë në vendimin e saj për rregullimin e kompetencës jep udhëzimet e nevojshme për procesin gjyqësor të zhvilluar dhe për vazhdimin e tij nga gjykata që deklarohet kompetente.