Çështja që dërgohet për shqyrtim nga një gjykatë në një gjykatë tjetër të së njëjtës kategori ose nga një gjykatë më e lartë, duhet të pranohet dhe të shqyrtohet nga gjykata së cilës i dërgohet.
Konfliktet për kompetencë midis gjykatave nuk lejohen, por gjykata, ka të drejtë t’i parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë e cila vendos për rregullimin e kompetencës sipas rregullave të përcaktuara në paragrafin e dytë të nenit 63 të këtij Kodi.