Vlera e padisë llogaritet në momentin e paraqitjes së saj në gjykatë.Kërkesat e parashtruara në të njëjtin proces kundër të njëjtit person, mblidhen ndërmjet tyre, duke përfshirë edhe kamatat e arrira, shpenzimet e kryera dhe dëmet e pretenduara.Kur kërkohet nga shumë persona ose kundër disa personave përmbushja me kuota e një detyrimi, vlera e padisë përcaktohet nga i gjithë detyrimi.