PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8577
Neni 1: Qëllimi i ligjit
Ky ligj përcakton rregullat e organizimit dhe të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, statusin e gjyqtarit, paraqitjen e kërkesave dhe shqyrtimin e tyre, parimet dhe rregullat e gjykimit kushtetues, marrjen e vendimeve dhe ekzekutimin e tyre.
Për çështje që lidhen me procedura që nuk rregullohen nga ky ligj apo nga rregulloja e Gjykatws Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese merr parasysh edhe dispozitat ligjore që rregullojnë procedurat e tjera, duke marrë në konsideratë natyrën ligjore të çështjes.