PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8577

Neni 27: Përmbajtja e kërkesës

1. Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese paraqitet nga kërkuesi ose përfaqësuesi i zgjedhur prej tij. Në rast se kërkuesi ka zgjedhur të përfaqësohet nga një avokat, ai i bashkëngjit kërkesës aktin e përfaqësimit. Në një rast të tillë të gjitha njoftimet e Gjykatës i drejtohen përfaqësuesit të kërkuesit.

2. Kërkesa paraqitet në formë të shkruar në gjuhën shqipe, qartë e kuptueshëm, në aq kopje sa janë pjesëmarrësit në gjykim dhe duhet të përmbajë:

a) emrin dhe adresën e Gjykatës Kushtetuese;

b) emrin, mbiemrin ose emërtimin, vendbanimin ose vendqëndrimin e kërkuesit dhe/ose të përfaqësuesit;

c) emrin, mbiemrin ose emërtimin, vendbanimin ose vendqëndrimin e subjekteve të interesuara dhe/ose të përfaqësuesve;

ç) objektin e kërkesës dhe bazën ligjore;

d) parashtrimin e shkaqeve dhe shkeljet e natyrës kushtetuese të pretenduara;

dh) dokumentet, provat, apo materiale të tjera që shoqërojnë kërkesën;

e) kopje të noterizuara të të gjitha vendimeve objekt kërkese, si dhe të ankimeve dhe rekurseve të paraqitura në instancat e tjera gjyqësore; ë) nënshkrimin e kërkuesit ose të përfaqësuesit të tij, si dhe aktin e përfaqësimit të këtij të fundit.

3. Kërkesa mund të paraqitet dorazi ose me postë. Në rast të dërgimit të kërkesës me postë, data e paraqitjes së saj konsiderohet data e dorëzimit në zyrën postare. Në rast se kërkesa është dërguar gabimisht në një institucion tjetër dhe kërkesa është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese pas përfundimit të afatit ligjor, kërkesa konsiderohet e paraqitur në afat në rast se provohet se kjo ka ndodhur në mirëbesim.

4. Kërkesa që plotëson kriteret e parashikuara në pikën 2, të këtij neni, regjistrohet në regjistrin e posaçëm që mbahet nga Drejtoria Gjyqësore pranë Gjykatës Kushtetuese.

5. Kërkesa që nuk plotëson kriteret e parashikuara në pikën 2, të këtij neni, konsiderohet e paplotë dhe nuk regjistrohet në regjistrin e kërkesave. Drejtoria Gjyqësore njofton kërkuesin që brenda 10 ditëve të bëjë plotësimet e nevojshme. Në rast se kërkuesi nuk e paraqet kërkesën të plotësuar ose brenda afatit të caktuar nga Drejtoria Gjyqësore, kërkesa arkivohet.

6. Kërkesa e regjistruar në regjistrin e kërkesave i dorëzohet Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, i cili merr masat për caktimin me short të relatorit të çështjes, sipas Rregullores së Gjykatës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment