PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8577
Neni 28: Shpenzimet gjyqësore
Shpenzimet e procesit gjyqësor para Gjykatës Kushtetuese i nënshtrohen rregullave të parashikuara në ligjin për tarifat gjyqësore.
Kur Gjykata Kushtetuese vendos pranimin e ankimit individual kushtetues, ajo mund të shprehet edhe për shpenzimet e përfaqësimit pjesërisht ose tërësisht, nëse kërkohet nga kërkuesi.