PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8577
Neni 40: Thirrja e ekspertit
Me kërkesën e pjesëmarrësve në gjykim ose kryesisht, Gjykata Kushtetuese mund të thërrasë me cilësinë e ekspertit persona që kanë njohuri të posaçme në fushën e shkencës, teknikës ose artit për konstatimin dhe sqarimin e fakteve që kanë lidhje me çështjen në shqyrtim.
Eksperti e jep mendimin e tij me shkrim, por mund të dëgjohet edhe në seancë plenare.