PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8577

Neni 39: Pjesëmarrësit në gjykimin kushtetues

  1. Pjesëmarrës në gjykimin kushtetues janë:

a) Subjekti që ka paraqitur kërkesën ose përfaqësuesi i tij.

b) Subjektet kundër të cilëve është paraqitur kërkesa ose që kanë interes të drejtpërdrejtë për çështjen që shqyrtohet.

c) Organi që ka nxjerrë aktin.

ç) Organet shtetërore që janë në mosmarrëveshje për kompetencë.

  1. Në rastet kur pjesëmarrës në gjykimin kushtetues janë organe shtetërore, ato përfaqësohen nga drejtuesit e tyre dhe në mungesë nga persona të autorizuar me shkrim.
  2. Përfaqësues të pjesëmarrësve në gjykimin kushtetues mund të jenë avokatët, të cilët pajisen me prokurë ose caktohen si të tillë me deklarim në seancë plenare.
  3. Dhoma Kombëtare e Avokatisë cakton listën e avokatëve që mund të marrin pjesë në shqyrtimin e çështjeve në Gjykatën Kushtetuese.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment