PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8577

Neni 49: Subjektet që vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese

1. Të drejtën për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për pajtueshmërinë e ligjit ose të akteve të tjera normative me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare e kanë: Presidenti i Republikës, Kryeministri, jo më pak se një e pesta e deputetëve dhe Avokati i Popullit.

2. Të drejtën për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për kontrollin vetëm të respektimit të procedurës së parashikuar nga Kushtetuta, sipas nenit 131, pika 2, dhe nenit 177, të Kushtetutës, e kanë Presidenti i Republikës dhe jo më pak se një e pesta e deputetëve.

3. Të drejtën për të filluar një kontroll mbi pajtueshmërinë e ligjit ose akteve të tjera normative me Kushtetutën ose marrëveshjet ndërkombëtare e kanë edhe:

a) Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit;

b) organet e qeverisjes vendore, kur pretendojnë se u janë cenuar të drejtat e tyre të parashikuara në Kushtetutë ose pozita e tyre kushtetuese;

c) komisionerët e krijuar me ligj për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, kur gjatë veprimtarisë së tyre konstatojnë se ligji ose akti normativ cenon të drejtat dhe liritë themelore të individëve;

ç) Këshilli i Lartë Gjyqësor ose Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kur pretendojnë se ligji ose akti normativ cenon veprimtarinë kushtetuese të tyre ose pozitën juridike të gjyqtarëve dhe të prokurorëve;

d) organet e bashkësive fetare, partitë politike, organizatat, kur pretendojnë se ligji ose akti normativ cenon veprimtarinë e tyre dhe të drejtat dhe liritë e anëtarëve të tyre;

dh) gjykatat e të gjitha niveleve, kur gjatë gjykimit të një çështjeje konstatojnë se ligji ose akti normativ bie ndesh me Kushtetutën ose marrëveshjet ndërkombëtare;

e) individët, kur pretendojnë se u cenohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe reale të drejtat dhe liritë e tyre të parashikuara në Kushtetutë, pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike për këtë qëllim, si dhe kur akti që kundërshtojnë është drejtpërdrejt i zbatueshëm dhe nuk parashikon nxjerrjen e akteve nënligjore për zbatimin e tij.

4. Subjektet e parashikuara në pikën 3, të këtij neni, kanë detyrimin të provojnë në çdo rast se çështja lidhet drejtpërdrejt me të drejtat dhe liritë e parashikuara nga Kushtetuta ose me qëllimet e veprimtarisë së tyre.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment